Tolgahan Saysman është sot një emër i njohur në Turqi. Ai është një nga aktorët më të kërkuar të momentin i cili po njeh suksese të jashtëzakonshme. Por si nisi karriera e tij?
Në një intervistë të sinqertë për Hyjla Avshar, Tolgahan Saysman ka rrëfyer se si u bë pjesë e botës së televizionit duke marrë pjesë fillmisht në konkursin e bukurisë. Para se të niste karrieren e tij, ai ka bërë punë dosido, si per shembull çirak apo edhe ka shitur ujë rrugëve.
“Gjithmonë kam punuar. Dikur nuk kam qenë ky që jam sot. Kam punuar në rrugë duke shitur ujë.” – është shprehur aktori. Megjithatë, ai bën pjesë në ata persona të cilat konkurset e bukurisë i kanë dhënë shumë fat. Pikërisht nga këto konkurse, ai hyri në botën e kinemasë dhe sot është një nga aktorët më të mirë në Turqi të brezit të tij.