Tolgahan Sayisman, aktori i mirënjohur i serialit “Mos u dorëzo” u martua në 13 shkurt të këtij viti me bukuroshen shqiptare Almeda Abazi. I pyetur nga gazetarët se përse nuk e kanë vizituar ende Shqipërinë, aktori është shprehur:
“Në Shqipëri nuk doja të vija si i dashuri i Almedës por si bashkëshorti i saj.”
Aktori ka thënë se ka shumë respekt për familjen e Almedës dhe duke qenë se pjesa më e madhe e tyre janë në Tiranë do të donte të vinte me një tjetër status në vendin tonë.
Tashmë që çifti është martuar, mund të themi se ndoshta do të na vizitojnë shumë shpejt.
Lexo gjithashtu: Jigit nga Mos u dorezo: të marrësh një vajzë shqiptare është si të këpusësh një lule nga parajsa