Tolgahan Sayisman: Ju tregoj çfarë shoh unë tek Almeda

Mos u dorezo

almede

Në numrin e kaluar të Revistës Living, Almeda Abazi dhe Tolgahan Sayisman na rrëfyen më shumë mbi dashurinë e tyre. Padyshim, Tolga ka gjetur lumturinë kur u takua me Almedën. “Almeda është njeriu me zemrën dhe shpirtin më të mirë që kam parë dhe njohur deri më sot. Është shumë e veçantë. Ajo është e bukur kur e shikon, por ajo çka shoh unë, është një bukuri tjetër dhe ky aspekt është shumë më I rëndësishëm për mua. Finalizimi i ndjenjës sonënë martesë është diçka kaq e bukur, sa nuk mund të përshkruhet me fjalë. Kur mendimi për jetën, pikëpamja për të, pritshmëria dhe vlerat e tua përputhen me ato të dikujt tjetër, je më i motivuar dhe më i lumtur. Me shpresën te Zoti, uroj që unë e Almeda të jemi përjetësisht kështu, të mos ndahemi asnjëherë. Në botë, ka shumë martesa të bukura, çifte që përshtaten me njëri-tjetrin, por nuk ka rëndësi të përshtatesh vetëm në pamjen e jashtme; ato çka duhet të përshtaten, janë zemrat dhe vlerat morale. Vetëm atëherë mund ta gjesh qetësinë e vërtetë. Ne u martuam duke menduar se e kemi arritur këtë. Shpresoj që të mos e humbasim këtë qetësi gjatë gjithë jetës.” – ka thënë aktori.