Tolgahan Sayisman dhe Almeda Abazi kurorëzuan dje martesën e tyre në një hotel super luksoz në Los Anxhelos. Në këtë ceremoni kanë qenë vetëm 40 të ftuar, praktikisht miqtë më të ngushtë të çiftit. Ceremonia është kryer në tarracën e hotelit, i cili është dekoruar shumë thjeshtë. Gjithashtu i thjeshtë ka qenë edhe fustani i nuses, e cila është shprehur se kjo ka qenë ditëlindja më e bukur për të. Ky 25-vjetor ka qenë i veçantë për ish-misin shqiptar, që kurorëzoi në martesë lidhjen e saj 2-vjeçare me aktorin dhe modelin e famshëm turk. Vetëm disa orë para se të kryhej ceremonia, Tolga ka postuar në llogarinë e tij një dedikim dashurie për Almedën.
“Të dashurosh vërtet dikë është njëlloj si ta krahasosh me buzëqeshjen e agimit. Të gjesh një person që t’i kujton të gjitha bukuritë e Krijuesit, është vërtet një bekim. Zoti ju lëntë bashkë me njerëzit tuaj të dashur derisa të plakeni dorë për dore.” Me këtë postim Tolga i ka dhënë fund beqarisë. Ceremonia është bërë në gjuhën angleze dhe pa rite të caktuara.