Tolga kapet ‘mat’ me një vajzë tjetër, ja çfarë bën Almeda!

Mos u dorezo

tolga almeda
Është vështirë t’i gjesh larg njëri-tjetrit, edhe atëherë kur projektet i kanë në drejtime të ndryshme, madje edhe atëherë kur i kanë në shtete të ndryshme. Almeda është gjithmonë aty ku është Tolga dhe anasjellas. Por në ndonjë rast të vogël, disaminutësh, si ky, mund të sjellë “pasoja” për çiftin e njohur.Aktori i njohur turk, dy ditë më parë është fotografuar në Nishantash, duke dalë nga një klinikë estetike së bashku me Almedën dhe me një mikeshën e tyre.

tolgaaaa

Pas një trajtimi rreth tri orë, jashtë klinikës në fillim u pa Tolgahan dhe pas tij mikesha e Almedës, të dy të ndjekur nga kjo e fundit. Ndërsa gazetarët dhe reporterët iu afruan aktorit, Tolga kërkoi menjëherë ndihmën e bashkëshortes, duke i thirrur: “Almeda, eja shpejt! Nëse nuk kam pranë dashurinë, ata mund të më kapin dhe të më keqkuptojnë”, – tha aktori me të qeshur.Edhe Almeda e ka shoqëruar me të qeshura batutën e partnerit të saj dhe të gjithë skenën. Ajo, tashmë as nuk dyshon dhe as nuk mendon se dashuria e tyre mund të keqkuptohet nga situata të tilla të zakonshme.