Tolgahan Sayisman është një nga aktorët më të dashur të momentit si në Turqi, ashtu edhe në vendin tonë. Aktori u bë i njohur nga të gjithë nëpërmjet rolit të tij si Jigit nga “Mos u dorëzo. Megjithatë, nuk është vetëm kaq! Ai gjithashtu është diskutuar për martesën e tij me ish Miss Shqipërinë Almeda Abazi.
Tring dhe revista Living udhëtuan deri në Turqi për të sjellë për publikun shqiptar një intervistë ekskluzive me çiftin më të kërkuar të momentit. Ata na tregojnë se si është jeta e tyre e përditshme, si arritën të preknin suksesin në Turqi e shumë të pathëna të tjera!
Edhe Tolgahan dhe Almeda kanë ndarë me ndjekësit e tyre në Instagram këtë intervistë.
“Nesër në treg gjeni revistën Living, unë dhe Almeda në një rrefim ekskluziv. Faleminderit Tring dhe Living që na vizituat në Stamboll dhe faleminderit të gjithë shqiptarëve që ndjekin serialin “Mos u dorezo” ne Tring.” – ka shkruar Saysiman në shqip.
Nëse e keni humbur intervistën e Tolgahan në “My Living”, mund ta ndiqni atë më poshtë!
Gjithashtu nga sot, Revistën Living e gjeni në çdo pikë shitje.