Angi – Turqi, Turqi – Angli: këto janë dy destinacionet kryesore për aktoren turke Amine Gulse e cila po kalon një periudhë shumë stresuese. Mos mendoni se ka ndonjë gjë të keqe, përkundrazi ky stres vjen i gjithi nga përgatitjet e dasmës.
Aktorja e “Mos u dorëzo” do të martohet së shpejti me të dashurin e saj, futbollistin Mesut Ozil i cili aktualisht ndodhet në Angli.
Gazetarët e panë Gulsen në aeroport tek priste udhëtimin e saj për në Londër. Ajo preferoi mos të tregonte asgjë për përgatitjen e dasmës së saj, edhe pse sipas mediave në Turqi vendi është zgjedhur dhe do të jetë Indonezia.
“Nuk dua të flas shumë, kjo është një periudhë shumë stresuese” – ka thënë ish Miss Turqia.