Tolgahan Saysman dhe Almeda Abazi kthehen pas një udhëtimi 40 ditor jashtë shtetit. Aktori Tolgahan Saysman u martua më 13 shkurt në Los Anxhelos me Almeda Abazin. Ata janë parë pasditen e djeshme në aeroportin Ataturk tek linjat ndërkombëtare. Edhe pse çiftit ju desh të shtyente muajin e tyre të mjaltit (lexo më shumë se ç’ndodhi mes tyre), ata vendosën të bënin këtë udhëtim.
Çifti dukej që ishte shumë i lodhur nga udhëtimi, megjithatë u treguan të sjellshëm ndaj gazetarëve dhe dhanë një intervistë të shkurtër për ta.
I pyetur në lidhje me aktorin Murat Yildirim, Tolgahar Saymani deklaroi “Flasim në telefon. Ai është në Stamboll, në setin e xhirimeve. Është një rrugë që zgjat 14 orë. Sa të vijë dhe sa të kthehet duhen dy ditë”, tha ai, duke i dalë në mbrojtje shokut të tij.
Për shkak të udhëtimit të tyre, Tolgohan dhe Almeda nuk kanë mundur të jenë të pranishëm në premierën e filmit “Sonsuz ask”
Shihni në galerinë e mëposhtme disa foto nga momentet më të bukura të Almedës dhe Tolgës gjatë këtij udhëtimi.