Ylli i serialit “Mos u dorëzo” Tolgahan Saysman ka një lidhje të veçantë me Shqipërinë. Ai është i martuar me ish Miss Shqipërinë, Almeda Abazi e cila mesa duket i ushqen vazhdimisht atij dashurinë për vendlindjen e saj.
Pas përshëndetjes së fansave me këngën “Bon Bon” të Era Isfrefit ata kanë postuar përsëri një video. Çifti duket se po kalon mjaft bukur tek udhëtojnë nën ritmet e këngës “Ajo” nga Getoar Selimi.