Tolgahan Sayışman është model dhe aktor. Ai është bërë i njohur në Shqipëri për shkak të rolit të tij në serialin “Mos u dorëzo” por gjithashtu edhe pse në fillim të këtij është martuar me bukuroshen shqiptare Almeda Abazi.
Në 2005, Tolgahan ka përfaqësuar Turqinë në konkursin botëror ‘ Manhunt International’ të zhvilluar në Korenë e Jugut, ku u zgjodh i pari. Ka marrë për një kohë të gjatë leksione aktrimi nga Ekoldrama dhe Ayla Algan. Më pas ka luajtur në filmin ‘Zemrat e burgosura’. Ka performuar shume mirë në konkursin ‘Top Model’ dhe më pas ka luajtur në filmat ‘Maçot’, ‘Dixhle’, ‘Të gjithë një’ dhe ‘Shtriga’. Më 24 tetor, ka ndarë rolin kryesor me Fahrie Evxhen në filmin kinematografik, ‘Dashuria duhet të mbahet’. Ka vënë në jetë rolin e Mustafait në filmin ‘Lamtumirë rumeli’, i cili ka thyer rekorde në shikueshmëri. Më 6 nëntor, ka luajtur rolin kryesor me Bergyzar korelin në filmin ‘Dashuria nuk thotë po vij’.
Në filmin për të rinj ‘Era e Plepit’, ka marrë pjesë si aktor dytesor. Ka luajtur rolin kryesor të Xhenarit në telenovelën e FOX TV ‘Epoka e Tulipanëve’, nga shtatori i 2010 deri në vitin 2014. Gjithashtu ka marrë role kryesore në filmat ‘Saadet Işıl Aksoy’, dhe ‘I Syrgjynosur’. Aktualisht luan në rolin kryesor në filmin “Mos u dorëzo” në rolin e Jigit Kozan.
Edhe pse tashmë ai është një nga aktorët më të mirë në Turqi, karriera e tij ka nisur si model. Shihni në galerinë e mëposhtme disa fotografi të cilat do t’ju bëjnë të dyshoni nëse është vërtet Jigit apo jo!