NTERVISTA EKSKLUZIVE / Almeda Abazi: Propozimi për martesë, fustani, dasma me ‘Napolonin’ në ‘ LA’ ditën e lindjes sime dhe marrëdhënia me prindërit e Tolgahan…

Mos u dorezo

yhuhiuhiu

Nga revistawho.com

Rrëfimi që do të lexoni më poshtë, është si një përrallë e kohëve moderne. Një vajzë shumë e bukur dhe e pafajshme gjeti dashurinë dhe tani po jeton ëndrrën. Është vajza jonë, Almeda Abazi, emrin e së cilës e kemi përmendur me krenari prej shumë vitesh, jo vetëm për bukurinë, por edhe për talentin e saj. Almedën na e “mori” Turqia, tashmë në kuptimin e plotë të fjalës. Teksa bëntë karrierë si aktore e prezantuese në shtetin turk ajo njohu dhe “princin” Tolgahan, një djalë i pashëm, i famshëm, i suksesshëm, i cili ra kokë e këmbë në dashuri dhe sot e ka marrë zeshkanen e bukur e po shkon të martohet me të në Amerikë. Detaje si vendi dhe data e dasmës, me siguri i keni hasur në media, por çdo gjë tjetër, veçanërisht përjetimet e nuses, dhëndrit, familjeve të të dyve, planet për fëmijë e për të ardhmen, nuk mund t’i lexoni dot askund tjetër. Duke “fluturuar” për në Los Angeles, Almeda Abazi ka ndarë ekskluzivisht me “revistawho.com” sekretet e ditës më të rëndësishme të jetës së saj.

tgygiyguygu

Almeda je në prag të ditës më të rëndësishme të jetës tënde. Kështu e kishe ëndërruar?

Ështe diçka që nuk e kisha ëndërruar se si duhet të ishte. Ishte diçka shumë e veçantë dhe e rëndësishme për mua sa nuk doja të imagjinoja. Dëshiroja të ishte unike, e rrallë nga ëndrrat e tjera kështu që ia lashë Allah’ut dhe fatit në dorë të më surprizojë dhe unë thjesht të shijoj këto kohë.

Si ta bëri propozimin i fejuari yt turk? Nuk pyesim për atë që dinë mediat, por për atë momentin që e dini vetëm ju të dy…

Propozimi ishte i bukur po aq dhe i veçantë për mua, po flas për propozimin zyrtar në shtëpi gjatë fejesës ku ndodhej familja e tij dhe e imja. Ishte një moment që e kishim ëndërruar të dy që në fillim të lidhjes tonë. Ndërsa propozimi i parë ishte një surprizë e vërtetë dhe e paharrueshme për mua… Por siç e thatë dhe ju, është “momenti që dimë vetëm ne të dy” (qesh).

Përgatitjet për dasmën si po shkojnë?

Çdo gjë në rregull, ndonëse e lodhshme shumë. Madje tani po ju shkruaj nga avioni (për Los Angeles). Më në fund gjeta kohën të ulem, por gjithsesi është një lodhje që lë një shije të mirë më pas.

E ke zgjedhur fustanin e bardhë? Është markë nusërie, apo ndonjë stilist i njohur?

E zgjodha! Fustanin me të vërtetë e porosita siç e kisha ëndërruar me çdo detaj… është një stiliste e njohur këtu.

almeda00002 600x900

 

Pse vendosët të martoheni aq larg?

Los Angeles është vendi ynë i preferuar, një shtëpi e dytë për ne… Një vend ku gjejmë paqe, lumturi dhe çlodhje. Meqenëse dhe familja e Tolgahan jeton atje, ai kishte shumë dëshirë të martoheshim në Los Angeles, në ditëlindjen time, më 13 shkurt. Kur ma tha u gëzova shumë shumë… Me të vërtetë do të jetë një “rilindje” për mua.

Si do të jetë dasma, tradicionale, moderne? Do ketë muzikë shqiptare?

Siç ju thashë dhe më herët nuk kam ëndërruar ndonjëherë të jetë kështu apo ashtu. Ajo që ka rëndësi për mua është të kem pranë njeriun e zemrës dhe familjen time të dashur. Të tjerat nuk kanë shumë rëndësi (muzika, tradita, dasmë moderne apo klasike…). Por sigurisht pa e kërcyer “Naplonin” nuk quhet (qesh).

 almeda00004 600x400

Sa të ftuar do ketë?

Në Los Angeles do jenë vetëm familjaret tanë, prindërit, motrat, vëllezërit dhe një rreth shoqërie shumë e afërt. Maksimumi 25 persona. Gjithmonë kam menduar dhe besuar faktin që sa më e vogël me të dashurit dhe miqtë e afërm dasma, aq më shumë paqe dhe qejf.

Do e bësh në Tiranë ose Turqi një dasmë?

Duke qenë se gjyshërit nuk mund të vijnë ne Los Angeles për shkak të shëndetit, vetëm për gjyshërit do bëjmë diçka dhe në Stamboll ose Tiranë.

Në Shqipëri shumë çifte vitet e fundit, i “nxiton” për dasmë pritja e një fëmije. Ky është rasti juaj? Mos do zbulojmë ndonjë superlajm në këtë intervistë?

(Qesh)… Jo! Ne na nxitoi dashuria!

Në fakt ju të dy keni folur për fëmijë? Cilat janë planet, ëndrrat?

Sigurisht fëmija është fryti i një dashurie. Ne të dy i duam shumë fëmijët, por sigurisht dhe atë ia lëmë Allah’ut në dorë… Nuk mund të bësh plane për këto gjëra.

Si i ke raportet me vjehrrën tënde turke? Sa i njihnin shqiptarët familja e të fejuarit tënd? Janë të lumtur për zgjedhjen e të birit?

Është shumë e mirë, të dy janë shumë të mirë dhe të dashur. Jam me fat, sepse me të vërtetë kemi një marrëdhënie shumë të ngrohtë. Madje Tolgahan dhe familja e tij shpesh më thonë shprehjen e njohur këtu: “Të marrësh nuse nga Shqipëria, është si të këpusësh një lule nga kopështi i Parajsës”.

Muajin e mjaltit ku do e kaloni?

Di që do e kalojmë, po se ku… Nuk e di! (qesh) Ama di edhe që Tolga ka diçka në mendje.

Almeda cili është hapi tjetër i yti profesionalisht? Ku do të të shikojmë?

Kohët e fundit i dhashë nje pauzë karrierës time, sepse kisha shumë nevojë të kaloja kohë me familjen, të rigjeja veten në çdo aspekt. Kam filluar shumë e vogël dhe ndonjëherë nuk është e lehtë, duhet pauzë por sigurisht pa e zgjatur shumë, sepse unë nuk bëj dot pa punë. Sapo të vë në vijë disa gjëra, do filloj të vlerësoj dhe vendos për projektet e reja në sezonin e ri.

almeda00001 600x900

A të pengon bashkëshorti i ardhshëm në vendimet për punë? Po ti je xheloze kur ai “dashurohet” nëpër filma?

Nuk më ka penguar asnjëherë dhe nuk ka ndërhyrë asnjëherë. Për sa kohë kemi besim tek njëri-tjetri dhe jemi besnikë ndaj njëri-tjetri, puna është punë. Të dy e dinim shumë mirë me kë kishim të bënim, ai e dinte profesionin tim, po ashtu dhe unë. Kështu që nuk të mbetet gjë tjetër veçse të respektosh punën e tjetrit.

Ku do të jetoni pas dasmës?

Në Stamboll-Los Angeles.

Ti deri tani ke jetuar me motrën dhe mamin, si po e presin ato shpërnguljen tënde?

Sigurisht që mërziten, sepse jemi mësuar shumë bashkë, por ato kanë qenë gjithmonë me mua në çdo vendim që marr në jetë. Besojnë në lumturinë dhe dashurinë time me Tolgan, ndaj mendoj se është një “sweet sadness” (trishtim i ëmbël). / revistawho.com