Tolgahan Saysman është i njohur nga të gjithë si Jigit i “Mos u dorëzo”. Ai ka luajtur në një sërë filmash dhe serialesh ndaj të gjithë do të mendonin se pasioni i tij më i madh është aktrimi.
Në të vërtetë, përveç aktrimit, bukuroshi nga Turqia ka një tjetër pasion, atë për fotografinë. Atij i pëlqen shumë të bëj fotografi dhe për këtë ka hapur edhe një profil tjetër në Instagram ku gjenden të gjitha momentet e fiksuara nga ai.
“Mirë se vini në botën time! Kjo është bota nëpërmjet syze të mi.” – shkruan ai.
Aktori 35 vjeçar është në të vërtetë mjaft i talentuar. Shihni në këtë galeri disa nga fotografitë e realizuara nga ai!