Mesut Ozil dhe Amine Gulse janë padyshim një çift i adhurueshëm. Prej kohësh, aktorja e “Mos u dorëzo” dhe futbollisti i Arsenalit janë mëse të dashuruar me njëri-tjetrin. Pavarësisht distancës, ata kanë ditur të mbajnë gjallë dashurinë e tyre.
Amine gjithashtu e suporton partnerin e saj në profesionin e tij. Jemi në prag të kampionatit botëror dhe Mesut Ozil do të jetë në Rusi si pjesë e skuadrës së Gjermanisë. Edhe prezenca e aktores turke nuk do të mungojë. Ajo është duke xhiruar për projektin e rradhes, por ka marrë leje nga regjisori për të udhetuar drejt Moskes, me qellim që të jetë pranë të dashurit të saj në ndeshjen e tij të parë në kampionat. Me pas do të rikthehet në Turqi për të vijuar me serialin që po xhiron.