Babai i bukuroshës shqiptare Almeda Abazi është ndarë rreth 11 vite më parë nga jeta por sot një kujtim të bukur prej tij, vajza e tij e sheh çdo ditë tek Tolgahan. Bëhet fjalë për unazën e tyre të martesës. Sipas Haberturk, unazën që më parë kishte qenë e bashkëshortit të saj, mamaja e Almedës ja dhuroi Tolgahanit.
“Tani dua që ta mbash ti këtë unazë”, raportohet t’i ketë thënë nëna e Almedës Sayismanit teksa i dhuronte rrethin e martesës së bashkëshortit të saj të ndjerë, Muhamet Abazi.
Në lidhje më këtë gjest të bukur, aktori i “Mos u dorëzo” është shprehur: “Edhe vajza edhe unaza e vjehrrit më janë besuar mua, janë amanet për mua. Jam shumë krenar që mbaj një kujtim kaq të vlefshëm.”