Ndërpret transmetimet seriali ku interpreton Amine Gulse – Aktorja largohet nga Turqia

Mos u dorezo

uyiyui

Seriali “İkisini de Sevdim” i cili nisi transmetimet në Turqi është ndërprerë në episodin e tretë të tij. Shkak për këtë shkruhet të jetë shikueshmëria e ulët që seriali ka patur. Ai është rankuar aq keq në klasifikimet e serialeve turk sa kanali ku transmetohej e ka ndërprerë.

amine gulse kimdir

Ky ishte një nga projektet e shumëpritura nga aktorja Amine Gulse. Sipas Haberturk ajo është larguar menjëherë nga Turqia dhe ka fluturuar drejt Londrës tek i dashuri i saj Mesut Ozil.
Sa herë që aktorja nuk ndihet mirë moralisht, niset menjëherë tek futbollisti i njohur i Arsenalit, shkruan shtypi turk.

asla vazgecmem dizi1

Nuk mund të flasim me siguri mbi serialin  “İkisini de Sevdim” por në interpretimin e saj si Nur në “Mos u dorëzo”, Amine Gulse ka korrur shumë sukses. Aktorja është shumë e pëlqyer edhe për publikun shqiptar të cilët e njohën pikërisht nga ky serial, i transmetuar ekskluzivisht në Tring!