Gjermania mbeti jashtë Kampionatit Botëror të futbollit, eventi më emocionues aktualisht. Performanca e Mesut Ozil u konsiderua si e dobët dhe futbollisti i njohur u përball me kritika të forta. Megjithatë, gjatë gjithë kësaj kohe, Amine ka qenë në Moskë për të mbështetur të dashurin e saj të zemres.
Në një foto të postuar në instagram, Mesut falenderon në mënyrë publike aktoren e “Mos u dorëzo”.
“Faleminderit që je gjithnjë me mua. Ti më bën të buzëqesh edhe kur bota ime përmbyset” – shkruan Ozil.