Seriali “Mos u dorëzo” nuk e bëri Tolgahan Saysman të famshëm vetëm në Turqi. Kudo ku ky serial është transmetuar Jigit ka krijuar fansat e tij. Kështu ndodhi edhe në vendin tonë dhe të njëjtën gjë mund të themi edhe për Angolën. Mijëra fansa janë mbledhur në aeroportin e Luandës, kryeqytetit të Angolës për të pritur aktorin. Turma ishte shumë e madhe dhe të gjithë prisnin në radhë për të bërë foto dhe për të marrë autografe.