Tolgahan Sayisman u bë i njohur për publikun shqiptar nëpërmjet serialit “Mos u dorëzo” i cili u transmetua ekskluzivisht në Tring. Tashmë, aktori është duke xhiruar një tjetër serial i cili titulohet “Siyah Inci” ose në shqip “Perla e zezë”. Seriali ka nisur transmetimet në Turqi ndërkohë që vazhdojnë edhe xhirimet.
Për këtë arsye, Tolga ndodhet në Izmir, larg bashkëshortes së tij Almeda Abazi, e cila është në Stamboll.
Në instastoryn e tij, aktori ka shpërndarë këtë foto ku duket se e ka marrë malli për Almedën. “Më mungon” – ka shkruar ai në këtë foto.
Seriali më i fundit me protagonistë Hande Ercel dhe Tolgahan Saysiman ka shënuar shikueshmëri të lartë që në seritë e tij të para dhe pritet të jetë një sukses i vërtetë për të dy aktorët.