Nuk është hera e parë që Mesut Ozil dhe Amine Gulse komentohen në shtyp për kriza xhelozie. Së fundmi, mosmarrëveshjet e tyre kanë ardhur nga rrjetet sociale aq sa Mesut është detyruar të bllokojë mesazhet private në instagram. Sipas gecce.com, aktorja e “Mos u dorëzo” e ka detyruar futbollistin e njohur të mos komunikojë me fansat e tij në rrjetin social. Plot 18 milionë njerëzit që ndjekin Mesut në instagram duhet të mjaftohen vetëm me ndonjë like ose koment drejtuar tij.