Aktori i mirënjohur turk Tolgahan Sayışman është kthyer në një nga aktorët më të pëlqyer në vend për shkak të rolit të tij në serialin “Mos u dorëzo”. Jo vetëm kaq, por ai është martuar me një bukuroshe shqiptare si Almeda Abazi.
Pikërisht në këtë 8 Mars, aktori i njohur si Jigit ka shpërndarë një kolazh fotosh me gruan e tij Almedën dhe të motrën Nil, ku i uron Festen e Gruas.
“Për njerëzit më të dashur për mua, Almeda, Nil, Ilda, për nënën dhe familjen time. Shpresoj që kjo të jetë një dite e veçantë për ju. Uroj të gjithë gratë në botë Gëzuar Ditën Ndërkombëtare të gruas.” – ka shkruar ai.