Tolgahan Sayisman është bërë i njohur për publikun shqiptar nëpërmjet serialit “Mos u dorëzo” të transmetuar në Tring por gjithashtu për shkak të martesës së tij me ish Miss Shqipërinë, Almeda Abazi. Çifti u martua në shkurt të këtij viti në Los Angelos.
Megjithatë, Tolgahan ka ardhur këtë herë në vëmendjen të medieve për shkak të marrëdhënies së veçantë që ka edhe me kunatën e tij, Ilda Abazi. Në ditëlindjen e tij, aktori e ka uruar nëpërmjet një foto në instagram ku shkruan “Gëzuar ditëlindjen, motra ime e bukur”. Përveçse të lidhur përmes Almedes, duket se Tolga dhe Ilda kanë një marrëdhënie miqësore mes tyre.
Edhe bukuroshja shqiptare ka vendosur ta urojë nëpërmjet një foto motrën e saj në këtë ditë të veçantë.