Marrëdhenia e çiftit po shkon shkëlqyeshëm dhe kanë nisur edhe prezantimet me familjet e mëdha të secilit. Ka qenë rradha e Mesut Ozil të vizitonte familjarët e aktores turke në qytetin ku ata jetojnë. Dhe futbollisti e ka marrë seriozisht këtë takim. Sipas shtypit roze turk, Mesut ka vizituar disa prej dyqaneve më të mirë londineze duke blerë dhurata për secilin anëtar. Ai ka dale nga dyqanet me pako të mëdha dhuratash, që me siguri do të zënë shumë vend në valixhet e tij të udhëtimit drejt familjes së bukuroshes Amine Gulse.