Intervistë me aktoren turke!

Mos u dorezo

egegegegegeg

Amine Gulse është shpallur Miss Turqia për vitin 2014, por ajo çka ka shkaktuar më shumë zhurmë është ngjashmëria e saj e madhe me Irina Shayk. Juria asokohe u kritikua për zgjedhjen që kishin bërë, por me sa duket, tanimë të gjithë e kanë pranuar se zgjedhja e tyre ka qenë e duhura, sepse Amine jo vetëm që ishte bukuroshe, por kishte edhe talente të tjera të fshehura.

 

55ea7d4ff018fbb8f883527f

1-Jeni duke nisur xhirimet për sezonin e dytë të serialit “Mos u dorëzo”. Si e mbyllët të parin?
Mendoj se ishte një sezon shumë i suksesshëm. Audienca foli në favorin tonë. Presim që sezoni i dytë të ketë një shikueshmëri më të lartë. Drama do të jetë si gjithmonë dashuria.
2-Sot ishte dita e parë e xhirimeve. Si shkoi?
Erdhëm të gjithë me shumë entuziazëm, sepse na kishte marrë malli. Bëmë një muaj pushime për t’u çlodhur. Gjithçka ishte shumë bukur.
3- Çfarë bëtë gjatë kësaj periudhe? Pushuat apo punuat?
Jo, shkova në Suedi, aty ku jam rritur. Takova miqtë e mi atje dhe më pas shkova në Izmir për të takuar familjen time.
4- Xhirimet i bëni në një vend larg qytetit.
Është bukur të ndodhesh mes gjelbërimit. Këtu edhe ajri ndryshon. Mua më ndihmon të përqendrohem më shumë te puna.
5-Çfarë mund të presin shikuesit në këtë sezon?
Sigurisht që të gjithë personazhet kanë ndryshuar. Jigit do të përpiqet të fitojë dashurinë me anë të pushtetit.
6-Ke ndonjë ngjashmëri me Nurin?
Sigurisht që po. Nuri është shumë kokëfortë, po ashtu edhe unë.
7-Do ta bëje ti atë çka bën Nuri për dashurinë?
Edhe unë do të luftoja për dashurinë, por nuk besoj se do të përballoja aq shumë vështirësi sa ajo. Mund të them me plot gojë se Nuri është më e fortë se unë.
8-Kur keni ardhur në Turqi?
Kam rreth tre vjet. Erdha kur mora pjesë në konkursin e bukurisë në vitin 2014. Fitova vendin e parë dhe vendosa të qëndroja.
9-Po karriera juaj si modele?
Nuk kam pasur kurrë si qëllim të punoja si modele. Pas përfaqësimit të Turqisë në konkursin “Mis World” isha e detyruar të sfiloja herë pas here në pasarela të ndryshme. Më pas fillova të aktroja. Ky sezon i parë për mua ishte si një kurs aktrimi. Do të përpiqem që në të dytin të jem edhe më e mirë.
10-Ndiheni me fat që punoni me një staf shumë profesionist? Çfarë keni mësuar prej tyre?
Ndihem shumë me fat. Janë të gjithë aq të talentuar sa më duket ndonjëherë sikur nuk di asgjë. Sa herë që kam ndonjë problem, shkoj me vrap te Tolgahani që të më ndihmojë. Ndihem e bekuar që kam kaq shumë njerëz të mirë rreth meje.
11-Keni xhiruar ndonjëherë një skenë, pas së cilës keni thënë: “Kjo ishte shumë e vështirë”?
Skena e prerjes së këmbës për mua ishte e tmerrshme, edhe pse e dija që nuk do të bëhej vërtet, prapë i druhesha.
12-Do të na thoni diçka të fundit?
Ne jemi një skuadër shumë e mirë, që punojmë seriozisht kur vjen fjala te puna. Uroj që të na shkojë më mirë akoma!

sgKnnYkF