Amine Gulse dhe Tolgahan Sayisman interpretuan së bashku në vitin 2015 në serialin “Mos u dorëzo”, një serial të transmetuar në Tring dhe të shumë pëlqyer nga publiku shqiptar.
Megjithatë, tani që seriali ka kohë që ka përfunduar çfarë po ndodh mes dy ish kolegëve? Sipas gecce.com, Amine dhe Tolga nuk janë më miq. Ata madje nuk e ndjekin njëri-tjetrin në rrjetet sociale.
Sipas portalit turk, edhe Almeda Abazi, bashkëshortja e Tolgahan nuk ka pasur një marrëdhënie të mirë me ish Miss Turqinë, edhe pse këto dy fundit janë mikesha në Instagram.