Amine Gulse është një nga aktoret më të bukura e më të kërkuara në Turqi. Ajo ka qenë gjithmonë në qendër të mediave turke jo vetëm për talentin e saj, por edhe jetën sentimentale. Pas ndarjes me Mesut Ozil disa muaj më parë, aktorja u kthye përsëri në krahët e tij por duke i vendosur disa kushte, ndër të tjera të mos takohej më me ish të dashurën e tij, këngëtaren gjermane Mandy Capristo. (Lexo më shumë këtu)
Tashmë është Ozil ai i cili i ka vendosur ish Miss Turqisë disa kufizime deri diku absurde. Për më shumë gjykoni ju vet!
Kështu, Ozil ka ndërhyrë në profilin në Instagram të aktores duke e detyruar atë të fshijë thuajse gjysmën e ndjekësve të saj, kryesisht meshkuj. Sipas gecce.com, përpara lidhjes me Mesut, Amine ndiqte rreth 331 njerëz por tashmë ajo ka vetëm 104. Ndër ta meshkujt janë vetëm familjarë të aktores dhe futbollistit.
Gjithashtu, thuhet se futbollisti nuk ka dashur që miqësia e Amines me partnerin e saj në serialin “Mos u dorëzo”të vazhdojë duke bërë që dy aktorët të shkëpusin çdo komunikim me njëri-tjetrin.
Ozil qenka vërtet xheloz apo jo? Ndoshta nuk kanë faj portalet turke të cilat shprehen se jeta e Amine Gulse ndahet në dy periudha: atë para dhe pas Mesut Ozil.