Jean-Claude Van Damme ka qenë në Stamboll për të hapur një palestër. Aktori legjendar belg ka vendosur të investojë në Turqi ku ka qenë shpesh i ftuar në takime biznesi. Ai mori pjesë gjithashtu në disa programe dhe takime të tjera, pa harruar patjetër të vizitonte edhe qytetin.
I ftuar në “Beyaz Show”, ai u njoh atje me aktorin e “Mos u dorëzo”, Tolgahan Saysman të cilët menjëherë shkëmbyën adresat e njëri-tjetrit. Pas kthimit në Amerikë, një projekt është ofruar menjëherë për Van Damme.
“Të shohim më parë skenarin” – ka qenë përgjigja e përfaqësuesit të aktorit belg.
Sipas gecce.com, edhe Tolgahan është pjesë e projektit dhe pritet që dy aktorët të takohen përsëri së bashku.