Kurora e bukurisë si “Miss Turqia” i solli padyshim shumë fat bukuroshes Amine Gulse. Ajo menjëherë mori propozime për një sërë rolesh në serialet turke dhe aktualisht është një nga aktoret më të pëlqyera. Ajo u bë e njohur edhe për publikun shqiptar si Nur nga “Mos u dorëzo” në të cilën interpreton në krah të Tolgahan Saysiman.
Projektet vazhdojnë për aktoren dhe së fundmi është publikuar episodi i parë i serialit më të fundit ku Amine interpreton, i titulluar “Ikisinide sevdim”.
“Dita e shumëpritur erdhi” – shkruan aktorja në rrjetet sociale tek jep gjithashtu lajmin për premieren e serialit në televizionin turk.