Mesut Ozil dhe Amine Gulse janë padyshim një çift i adhurueshëm. Prej vitesh, aktorja e “Mos u dorëzo” dhe futbollisti i Arsenalit janë mëse të dashuruar me njëri-tjetrin. Pavarësisht distancës, ata kanë ditur të mbajnë gjallë dashurinë e tyre.
Së fundmi, Amine ka postuar një fotografi në instagramin e saj ku shkruan:
“Gjithmonë do të jesh drita e syve të mi, zemra imë është e jotja dhe dashuria jonë është gjithçka”.
Një mesazh i tillë nuk ka si të mos i ketë pëlqyer Ozil i cili ka komentuar “Të dua shumë, bota ime”.
Çifti i mirënjohur pritet që shumë shpejt të kurorëzojë dashurinë e tyre.