Aktorja e njohur turke Amine Gulse, është në një lidhje me futbollistin Mesut Ozil. Pasi lidhja e tyre u bë publike, çifti kanë ndarë disa herë me fansat momente nga së bashku si dhe dedikime për njëri-tjetrin. Dedikimi i fundit, vjen pikërisht nga aktorja. Dhe këtë herë nuk bëhet fjalë për disa fjalë të bukura në Instagram, pasi ajo ka zgjedhur që ato fjalë t’i shkruajë në rërë.
Pikërisht në vendin ku janë duke kaluar disa ditë pushimi, buzë detit, Amine ka zgjedhur të shkruajë emrin e saj dhe të partnerit në rërë së bashku me një zemër. Në një tjetër postim ajo ka treguar inicialin e të dashurit të saj dhe një zemër, po të shkruajtura në rërë. Amine ka publikuar këto foto në InstaStory, duke i treguar të gjithë fansave një tjetër mënyrë sesi mund të shprehni dashurinë për personin tuaj të zemrës.