Amine Gulse, ish Miss Turqia është tashmë një aktore e njohur në Turqi e cila po fiton gjithnjë e më shumë zemrat e publikut. Megjithatë, sipas Gecce.com shkak për rritjen e kërkesave për Amine Gulse ka qenë edhe lidhja e saj me futbollistin e Arsenalit, Mesut Ozil.
Kështu, këtë vit Amine u bë imazh i një marke këpucësh dhe u pagua për këtë plot 400,000 lira turke. Pas kësaj, ajo nisi të merrte 30.000 lira turke për çdo episod të një seriali. Ndërkohë, vitin e kaluar bukuroshja nga “Mos u dorëzo” paguhej 200.000 lira turke për reklamime dhe 20.000 lira turke për episod. Shifrat tregojnë rritje në të ardhurat e aktores!
Mos ndoshta shtypi turk është duke hamendësuar se Amine Gulse mori më shumë famë për shkak të Ozil? Nuk e dimë këtë, por dimë të themi që Amine është shumë e talentuar dhe e ëmbël, pavarësisht sa fiton për projektet e saj!