Aktorja e “Mos u dorëzo” Amine Gulse dhe futbollisti i njohur Mesut Ozil, më në fund kanë ndarë lajmin e martesës së tyre. Çifti, ka një histori të gjatë dashurie, të cilën do e kurorëzojnë shumë shpejt. Miss Turqia 2014, Amine dhe ylli i Arsenalit, Mesul, e kanë bërë publike lidhjen e tyre përpara 3 vitesh.
Çifti më në fund ka vendosur datën e martesës së tyre. Mesut ka deklaruar se ai dhe Amine do të martohen në Rusi, pas ndeshjes që do zhvillojë në 4 Korrik. Tashmë, pritet që së shpejti, të zhvendosen në shtëpinë e tyre të re. Duke filluar kështu më në fund, jetën e tyre bashkëshortore.