Aktorja Amine Gulse i tha po propozimit për martesë nga i dashuri i saj, futbollisti Mesut Ozil. Lojtari i mirënjohur i Arsenalit dërgoi tek Amine 1000 trëndafila dhe një unazë e cila mendohet të ketë kushtuar 200 mijë lira turke. Më pas, Ozil takoi familjen e Gulses në Gjermani.
Tashmë, sipas shtypit turk, çifti është gati të hedhë hapin e madh. Ata kanë nisur përgatitjet për dasmën e tyre. Amine është drejtuar tek një nga miqtë e saj më të mirë e njëkohësisht stilisti i famshëm në Turqi, Bağzıbağlı për fustanin e saj të nuses.