Almeda Abazi, bukuroshja shqiptare dhe bashkëshorti i saj Tolgahan Saysiman janë kudo në mediat turke. Së fundmi, çifti ka qenë i ftuar në Beyaz Show ku i kanë mahnitur të gjithë me një duet në shqip.
Fillimisht ka qenë Almeda ajo që ka nisur të këndojë këngën “Kthehu për vete për mua” nga Eranda Libohova. Duhet theksuar fakti që bukuroshja shqiptare e këndoi vërtet bukur duke habitur dhe vet bashkëshortin e saj. Më pas, të dy janë ngritur për të kënduar këngën popullore “Jarnane”, me të cilën kanë bërë të gjithë publikun jo vetëm të kërcejnë por edhe të këndojë.
Edhe në dasmën e tyre çifti është parë të këndojë shqip. Me sa duket Almeda ka nisur t’i mësojë shqipen bashkëshortit të saj nëpërmjet muzikës!