Amine Gulse u shpall “Miss Turqia” dhe doli e katërta në konkursin e bukurisë ‘Miss Ëorld’. Përveçse e bukur, ajo është edhe mjaft e talentuar. Aktorja 24 vjeçare u prezantua me publikun shqiptar si Nur nga seriali “Mos u dorëzo”.
Vëmendje për të në shtyp është e madhe, jo vetëm për jetën e saj profesionale por edhe për atë private. (Lexo më shumë këtu mbi lidhjen e saj me futbollistin Mesut Ozil).
E pyetur në një intervistë mbi tatuazhin e saj në shpinë, Amine ka shpjeguar:
“Në tatuzhin që unë mbaj shkruhet ‘Ne Mutlu Türküm Diyene’ që do të thotë se jam shumë e lumtur që jam turke.”
“Edhe pse nuk kam lindur në Turqi, gjithmonë kam qenë krenare për prejardhjen time. Ky tatuazh është një shenjë nga unë vi dhe për këtë fakt jam shumë e lumtur” – ka shtuar aktorja.