‘Mos ma lësho dorën’ thyen çdo rekord: Seriali tashmë pjesë e…

Mos ma lësho dorën

alpdhealina
Seriali “Mos ma lësho dorën”, të cilin e ndiqni çdo ditë në 3Plus në Tring, është bërë një nga serialet më të dashur ndërkombëtarë. Jo vetëm për publikut shqiptar, por edhe për një target publiku të cilin nuk do e kishim menduar kurrë se mund të përfshihej kaq shumë në një serial. Pas vendeve si Izraeli dhe Rusia, tashmë “Mos ma lësho dorën” do të fillojë të shfaqet edhe në Kore.

DpxzTprX4AIs7Y

Aktorët e serialit kanë marrë ftesa nga drejtues të emisioneve të ndryshme në Kore, për të folur rreth këtij produksioni si dhe për të bërë takime me fansat e tyre. Premiera e tij në Kore mendohet se do të thyejë rekorde, duke u bazuar tek kërkesa e madhe që fansat e aktorëve kanë për të parë këtë serial.