Alp Navruz dhe Alina Boz në një rrëfim tepër të sinqertë mbi marrëdhëniet mes tyre dhe interpretimin në «Mos ma lësho dorën»

Mos ma lësho dorën

 

DpxzTprX4AIs7Y-.jpg

-Si u përfshitë në serialin “Mos ma lësho dorën”? A mund të ndani me ne rrugën që ndoqët për tu bërë pjesë e këtij projekti kinematografik?
Alina: Kompania e prodhimit të këtij seriali më prezantoi skenarin e filmit në muajin Prill. Mua më pëlqeu shumë roli i Azrës dhe rash menjëherë në dashuri me këtë personazh. Kështu vendosa të shkoja në audicionet e ketij seriali.

Alp: Mund të them me plot gojë se kjo ishte një nga ofertat më të mira që më është dhënë. Nuk mund të refuzoja një personazh si Xhenk. Mua më impresionoi menjëherë ai karakter.

mosmalesh.jpg

-Çfarë të impresionoi më së tepërmi në gjithë historinë?
Alp: Historia e filmit është e mbushur me eksperienca të ngarkuara me emocione të forta dhe papashikueshmëri të së ardhmes. Kishte mjaftueshëm gjëra që të impresiononin menjëherë.

-Si është personazhi i Xhenk në film?
Alp: Xhenk është një personazh që jeton paksa në hijen e të kaluarës. Nuk ngjan me njerëzit e zakonshëm që pëlqejnë të justifikojnë gabimet, të ankohen për disa gjëra e të arsyetojnë për ato që i leverdisin. Jo, Xhenk është një personazh që përpiqet ti zgjidhë gjërat me motivimet momentale që i fal gjendja shpirtërore.

-Alp ti ke punuar me Murat Saraçoğlu në të kaluarën, çfarë ke mësuar prej tij?
Alp: Kjo është një nga gjërat që unë ndihem me humë fat. Kam punuar me një njeri fantastic si ai, që më ka mësuar dhe këshilluar si vëlla. Prandaj dhe motoja ime është “ Mos harro nga ke ardhur”!