Alp Navruz dhe Alina Boz në një rrëfim tepër të sinqertë mbi marrëdhëniet mes tyre dhe interpretimin në «Mos ma lësho dorën»

Mos ma lësho dorën

alpdhealina.jpg

Alp Navruz dhe Alina Boz janë dy aktorë të rinj që janë njohur bashkë në një tjetër serial ku kanë qenë pjesë. Nuk është hera e parë që ata luajnë në seriale turke, madje rolet e tyre kanë spikatur aq sa kanë tërhequr vëmendjen e rgjizorëve për t’i kombinuar së bashku në një serial fantastik që do të keni mundësi ta ndiqni në Tring çdo të enjte ora 21:00 në Jolly HD.

-A mund të na flisni për veten tuaj? Si është familja juaj?
Alina: Unë kam lindur në Rusi dhe fëmijëria ime ka qenë e lidhur fortë me kujdesin ndaj kafshëve dhe natyrës. Më pas unë fillova shkollën në Rusi deri në momentin që na u desh të largoheshim për në Turqi për shkak të punës së babait tim. Të mësuarit është padyshim më i lehtë kur je i vogël. E mësova shumë shpejt gjuhën turke, shqiptimi i fjalëve në theksin e duhur ishte pak problem në fillim por çdo vit që kalonte përmirësohesha dhe gjuha nuk përbënte më një problem. Nuk kam qenë një person social, por kam kaluar një fëmijëri të bukur. Kjo, pasi unë fillova të ndiqja kurse në teatër dhe atje pikturoja, luaja në kitarë, basketboll, kalëroja e plotë aktivitete të tjera. Të gjitha këto deri në momentin që u takova me njerëzit e duhur dhe u bëra pjesë e kinematografisë turke.

Alp: Unë kam lindur në Stamboll në vitin 1990. Kam përfunduar masterin për gjuhë turke. Famën e mora për shkak të aktrimit, por kam eksperimentuar edhe me modeling-un duke u bërë imazh i një brand-i kombëtar. Gjithsesi mua më pëlqen aktrimi dhe ofertat për aktrim janë ato që pres më së shumti. Më vjen mirë që ka interes për mua në këtë fushë pasi më tepër se profesion e konsideroj një pasion shumë të madh timin.