Catherine Siachoque ka lindur në 21 Janar 1972 në Kolumbi. Ajo njihet për rolet e saj në një sërë serialesh ku pjesa më e madhe e roleve janë negative. Ja si është shprehur ajo mbi këtë fakt! “Gjithmonë kur më pyesin se pse më pëlqen më shumë të interpretoj role negative sesa pozitive përgjigjem: Të interpretosh një antagonist do të thotë të jesh i lumtur gjatë gjithë serialit dhe të vuash në fund,kurse të interpretosh një protagonist është e kundërta. Si mendoni, cila është më mirë?”
Fillimisht, Catherine u mor me balet klasik dhe falë një shfaqje muzikore, ku ajo kërcente dhe aktronte, një producent spikati talentin e saj dhe i ofroi një rol. Catherine Siachoque luajti serialin e parë në moshën 22 vjeçare.
Aktorja 45 vjeçare është e martuar me Miguel Varoni, aktor dhe regjisor kolumbian. Çifti është martuar në vitin 1997 dhe kanë bashkë shumë vite. Ja si është shprehur Catherine në lidhje me martesën:
“Unë dhe Miguel jemi martuar në kishë dhe jemi betuar para Zotit. Besoj se martesa jonë do të zgjasë përgjithmonë. Vij nga një familje ku të gjithë ata që janë martuar kanë qëndruar bashkë deri në vdekje.”
E pyetur për lindjen e një fëmije aktorja është shprehur: “Deri tani nuk jemi bërë prindër dhe mendoj se një çift mund të jetë i lumtur edhe pa ata. Nga ana tjetër, e adhuroj një mama të përkushtuar dhe që rrit fëmijën e saj.”
Karriera e Siachoque është gjithnjë në rritje. Ajo numëron dhjetëra role në seriale të ndryshme dhe ende i ofrohen të tjera.
”Më quani të cmendur,por më pelqën të shoh personat e tjerë të lumtur dhe të suksesshëm. Jeta është një udhëtim jo një konkurrencë”