Murat Ylidirim festoi dje ditëlindjen – ja fjalët e ndjera të bashkëshortes

Mbretëresha e Natës

rtwert

Aktori i mirënjohur turk Murat Yldirim mbushi dje plot 38 vjeç. Ditëlindja e yllit të serialit “Mbretëresha e natës” nuk mund të kalonte pa rënë në sy të mediave. Ndër urimet më të bukura, që aktori ka marrë është padyshim ai i gruas së tij.
Me një video nga dasma e tyre, Imane Elbani është shprehur kështu mbi Murat:
“Për burrin që më tregoi se si është dashuria e vërtetë dhe se sa shumë një djalë mund të përkushtohet ndaj një vajze. Në ditëlindjen tënde, të uroj sa më shumë lumturi dhe suksese sepse zemra jote meriton më të mirat! Gëzuar ditëlindjen dashuria ime”
Të njëjtën video ka ndarë me fansat e tij edhe Murat me mbishkrimin: “Faleminderit gruaja ime, shpirti im i dashur, dhurata më e bukur në botë”