Murat Yildirim ka vendosur ta urojë publikisht bashkëshorten e tij në ditën e saj të lindjes. Pak ditë më parë, aktori i serialit “Mbretëresha e Natës”, ka treguar se po organizonte një udhëtim surprizë për partneren e tij. Ata kanë udhëtuar drejt Marokut, për të kaluar disa ditë pushimi së bashku.
Përmes një fotoje të postuar në Instagram, Murat ka bërë edhe dedikimin e tij. “Sa herë të shikoj ty, mbushem me jetë. Të shikoj dhe mendoj me vete: Kjo është dhurata më e bukur që jeta mund të me jepte,” ka shkruajtur aktori bashkangjitur fotos.