Biznesmeni turk Kan Ates, 48 vjeçar, u largua nga aktorja turke Meyrem Uzerli, kur ajo ishte shtatzënë. Ates që nga lindja e vajzës nuk ka dashur të dëgjojë asgjë për fëmijën e tij. Mirëpo, tani ai rikthehet dhe kërkon te marre vajzën për përkujdesje.
Vajza e aktores Meyrem dhe biznesmenit Kan Ates tani është 2 vjeç.
Në kohën kur ai u largua nga Turqia, ai kishte dëmtuar klientët e tij me një shumë prej 86 milionë euro. Pas kësaj, ai iku në Meksikë.Uzerli mendon se ai do të kthehet dhe do ti kërkojë të hollat e vajzës, që Meyrem i ka mbledhur per vajzen e qe arrijne nje vlere prej rreth 2 milionë euro, të cilat mbahen në një bankë në Gjermani.
Për fat të keq kjo po ndodh. Biznesmeni është rikthyer në Turqi dhe tani po i kërkon të hollat e kursyera të vajzës.
Aktorja turke ka treguar disa herë se po ballafaqohet me probleme të mëdha me ish bashkëshortin, mirëpo nuk është ndërmarrë asgjë për sigurinë e saj.