Aktorja e njohur Meryem Uzerli është gjithnjë shumë aktive në rrjetet sociale. Këtë herë larg shkëlqimit që e karakterizon kur pozon për evente apo mbremje të ndryshme, Meryem ka ndarë një foto në pamje të parë shumë të zakonshme. Ajo është në shtëpinë e saj duke u kujdesur për gjithçka. Siç shkruan edhe vet Meryem, edhe ajo është nënë dhe shtëpiake. Këtë periudhë, Uzerli është fokusuar kryesisht tek vajza e saj e vogël Lara me të cilën po qëndron aktualisht në Gjermani.