Aktorja e “Mbretëresha e Natës” është një nga vajzat më të përfolura përsa i përket paraqitjes së saj. Kjo, pasi shpesh herë është akuzuar për ndryrje estetike, të cilat sigurisht ajo i ka mohuar. Por, ndryshimi më i fundit i saj, është i qartë që nuk ka të bëjë me asnjë ndërhyrje.
Meryem ka vendosur të bëhet brune dhe këtë gjë e ka ndarë me fansat e saj. Gjithashtu, përveç flokëve të errëta, aktorja ka bërë me dije se do të jetë së shpejti edhe në një film të ri. Fansat momentalisht shpresojnë që ky ndryshim të jetë vetëm për shkak të rolit të saj të ri, pasi si duket nuk janë dhe aq dakord me zgjedhje e Meryem për t’u bërë brune.