Meryem Uzerli flet për jetën e saj private: Më pëlqen të bëj gabime!

Mbretëresha e Natës

mereme

Aktorja e bukur Meryem Uzerli ka dhënë një intervistë në një nga revistat më të njohura turke ku ka folur kryesisht për jetën e saj private.

Uzerli është pyetur se cili është lloji i mashkullit me të cilin ajo do të donte të kalonte jetën.  
“Zbuloj çdo ditë diçka të re për dashurinë dhe këtë ja detyroj gabimeve që bëj. Kërkoj një partner që të jetë për gjithë jetën, por para të gjithave është shumë e rëndësishme që të kesh në krah dikë të cilin e ke edhe mik, shok. Dua një burrë që e njeh veten e tij, që është në paqe me botën e tij të brendshme.” – ka thënë aktorja.

Në lidhje me miqtë e saj, ajo është shprehur: “Miqtë për mua janë si familja. Kam një grup të vogël miqsh që i njoh që nga fëmijëria dhe mes nesh nuk ka gënjeshtra apo thashetheme. Marrëdhënia jonë ështe e pastër dhe e sinqertë”.