Sipas mediave turke thuhet se aktorja Meryem Uzerli, vetëm për dy minuta xhirime të një videoklipi ti ketë kërkuar 1 milionë dollarë sheikut Fayed AlSayeed(këngëtar).
Por, duket se ajo i ka hedhur poshtë këto pretendime duke thënë se asgjë nuk është e vërtetë.
“Nëna ime më dërgoi këtë lajm. Faleminderit që po më bëni të buzëqesh me këso lloj lajmesh”, ka shkruar aktorja në Instagram.
Kujtojmë se Uzerli është shumë e njohur në të gjithë europën e një nga serialet e saj transmetohet edhe në ekranin e Tring, çdo të premte ora 21:30. Tashmë ajo është duke punuar me projekte të reja filmike dhe është një ndër më të paguarat në Turqi.