Është e vërtetë se figurat e njohura publike nuk kanë shumë miq. Ndoshta, janë angazhimet e shumta ato që i largojnë nga personat e dashur ose thjesht ata vendosin kështu në mënyrë që jeta e tyre private të mos komentohet nga të tjerët. E rezervuar dhe me pak miq është edhe aktorja Meryem Uzerli. Në një intervistë të saj, ajo ka deklaruar:
Kam vetëm 5 miq të ngushtë me të cilët takohem. Mes nesh nuk ka as thashetheme dhe as gënjeshtra. Asnjëri nuk flet keq për tjetrin pas krahëve. Nuk i nxjerr sekretet te tjetri. Kemi një marrëdhënie të drejtë, të sinqertë dhe të mbushur me dashuri. Për to jam e gatshme t’i vë zjarrin botës.”
“I nxjerr nga jeta ime njerëzit që më konsumojnë energjinë. Një natë telefonova 3- 4 persona dhe u thashë: “Më fal, por nuk dua të takohem më me ty, nuk më bën të ndihem mirë.”. Më pas u fshiva edhe numrat. Nuk mund t’ua shpjegoj se sa shumë u lehtësova pas kësaj. Në kornizën time të ngushtë ka vetëm 3 persona.” – u shpreh aktorja e “Mbretëresha e natës” në një intervistë tjetër.