Martohet Murat Yildirim?

Mbretëresha e Natës

ryryryy

Murat Jëlldërëm është martuar me marokenen bukuroshe, Imane Elbani. Natën e Kënasë, Imane ka veshur një kostum tradicional arab. Po ashtu edhe Murati mbante veshur diçka të veçantë të atij vendi me kërkesë të bashkëshortes së tij. Dasma e tyre ka qenë tradicionale turke dhe marokene, ku janë zbatuar zakonet e të dyja vendeve. Pas dasmës tradicionale është realizuar edhe një dasmë tjetër në Stamboll, ku kanë qenë të ftuar miqtë e Muratit, sidomos aktorët më të famshëm të telenovelave turke. Nuk kishte si të mungonte edhe Merjem Uzerli, partnerja e tij në telenovelën “Mbretëresha e natës”. Të gjithë miqtë i kanë bërë çiftit nga një urim të veçantë. Murati është shprehur se Nata e Kënasë ka qenë më e veçanta, pasi nuk priste të ishte diçka kaq e bukur. Dasma ka filluar me një vallëzim romantik dhe çifti kishte zgjedhur këngën e Ed Sheran, “Thinking out loud”. Të gjithë të ftuarit janë përshtatur me kulturat e ndryshme të çiftit dhe duket se kanë kaluar shumë mirë. Kënga më e veçantë e mbrëmjes duket se ka qenë “Të ka lali xhan”, e përfolur shumë për klikimet e shumta në “youtube”. Në Turqi kjo këngë është shndërruar në hit dhe duket se është pjesë e çdo dasme, tradicionale ose jo.