Meryem Uzerli nuk di të ndalet. Aktorja e njohur si Selin nga “Mbretëresha e natës” do të nisë punën për një tjetër projekt. Ai titullohet ‘Kovak’ dhe në fund të muajit do të nisë xhirimet. Regjisori i njohur, Eylem Kaftan ka bërë të ditur rolin e protagonistes por ende nuk dihet se cili do të interpretojë në krah të Uzerli. Aktualisht, aktorja e njohur ndodhet në Gjermani me të bijën, Lara.