Fayriye Evcen në krahët e Murat Yldirim – zbuloni më shumë!

Mbretëresha e Natës

waerq11

Fayriye Evcen do të interpretojë në një film në krah të aktorit të njohur Murat Yldirim. Dje është mbajtur pikërisht premiera e këtij filmi ku Fahriye Evcen luan në rolin e Zejnep dhe Murat Yildirim në rolin e Kan.
Filmi flet për një vajzë të re e cila jeton me të vëllanë e saj. Nga ana tjetër, Kan është një kirurg i suksesshem i cili ka arritur të jetë edhe profesor në një moshë fare të re. Të dy këta personazhe do të takohen dhe do të bien në dashuri me njëri-tjetrin, edhe pse i përkasin dy botëve plotësisht të ndryshme.
Gjithashtu në krah të Murat dhe Fayrije interpretojnë edhe emra të njohur të kinemasë turke si Filiz Ahmet, Ege Aydan, Didem İnselel etj. Regjisor i filmit është Ahmet Sıksız ndërsa skenari është shkruar nga Deniz Akçay.

Pritet që “Sonsuz ask” të jetë suksesi i rradhës në Turqi. Shihni në fotogalerinë e mëposhtme disa foto nga interpretimi i Fayrije dhe Murat.