Ajo sot ka ndarë në profilin e saj në Instagram dy fotografi nga koha kur ishte ende një nxënëse shkolle. “Më gjeni dot se cila jam?” është mbishkrimi që aktorja Meryem Uzerli ka shkruar tek këto dy foto që ka ndarë me fansat e saj.
Komentet në foto janë të shumta! Të gjithë arrijnë ta dallojnë aktoret me sytë e saj të bukura. Po ju e e gjeni ku ndodhet?
Sot, Meryem Uzerli është një nga aktoret më të preferuara në Turqi. Ajo u bë e njohur për publikun shqiptar në rolin e saj si Selin nga “Mbretëresha e zemrave”, një serial i transmetuar ekskluzivisht në Tring.